Ka ndërruar jetë ish-drejtori sportiv, Engin Firat. 55-vjeçari pësoi arrest kardiak në aeroport në Stamboll, mëngjesin e kësaj të hëne, më 9 mars.
Sipas raportimeve nga Turqia, Firat shfaqi probleme shëndetësore në aeroport, të cilat u përkeqësuan dhe sollën ndarjen nga jeta të turkut.
Engin Firat u bë i njohur në Shqipëri, pasi në sezonin 2018-2019, ishte drejtor sportiv te Vllaznia.
Pas kësaj, ai vazhdoi eksperiencën si trajner te Moldavia, ndërsa më pas drejtoi edhe kombëtaren e Kenias.
Pwr kwtw ndarje nga jeta, ka reaguar edhe klubi i Vllaznisw, nwpwrmjet rrjeteve sociale.
“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish- drejtorit sportiv të klubit tonë, Engin Firat.
Në këto momente të dhimbshme, Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Engin Firat”, shkruan klubi.




