Një 20-vjeçar i identifikuar si Arlin Sylja ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Velipojës.
I riu është futur për tu larë, por nuk është ndjerë mirë.
Për këtë arsye, ai u nxorr nga uji nga familjarët dhe rojet bregdetare, të cilët edhe pse i dhanë ndihmën e parë, 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.
Dyshimet e para janë që ai të ketë pësuar arrest kardiak.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.