Një 72-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Darëzezës në Fier.

Policia bën me dije se dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Ditën e djeshme, në plazhin e Darëzezës, shtetasi Dh. D., 72 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re