Skip to content

Pësoi infarkt në Voskopojë/ Ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas

IMG 7102 752x439 1

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë një vizite në Voskopojë, në juglindje të vendit. Ai ndodhej atje me bashkëshorten për pushime, kur gjendja shëndetësore u përkeqësua papritur.

Fillimisht, diplomati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Aktualisht, Shukrov po merr kujdes mjekësor në një spital privat në kryeqytet.

Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se ambasadori ndodhet në gjendje stabël dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara, përfshirë koronarografinë, për të përcaktuar gjendjen e arterieve të zemrës.