Skip to content

Pëson aksident dhe del pozitiv me koronavirus në Tiranë

Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi bëri me dije sot se një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës. Ndërkohë, ajo theksoi se janë marrë të gjitha masa për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës

“Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës”, tha Dervishi.