Një turist serb ka ndërruar jetë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pasi ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det.

 

Policia njofton se shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin.

 

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por nuk ia ka dalë.

 

Vlorë/Informacion paraprak.

 

Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

 

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re