Avokati i njohur, Maks Haxhia, është shtruar me urgjencë në spital.
Avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”.
Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
