Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në Fier. Sipas policisë, viktima është personi me inicialet A.Z, i cili ka pësuar infarkt ndërsa ka qenë duke drejtuar automjetin “IVEKO”, në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re