Po ecte në një rrugë të Londrës. U ndje keq dhe mendoi të ulej për pak në një stol aty pranë. Dhimbjet bëhen më të forta. 47 vjeçari Mathew O’Toole fillon të djersijë dhe vjell. Në një moment bie në tokë, pa asnjë mundësi për të folur, për të kërkuar ndihmë.

Shumë njerëz që kalojnë aty as që marrin mundimin t’i afrohen… për shumë, 47 vjeçari mund të jetë thjest një njeri i alkoolizuar që të keqen ia ka sjellë vetes.

Por një grua, shkon në ndihmë të tij. Ajo kupton shenjat. Ishte një goditje në tru (stroke). Merr ambulancën dhe i tregon që duhet ta çojnë burrin menjëherë në urgjencë.

Pas thuajse një jave, 47 vjeçari del nga spitali. E shoqja e Mathew poston në rrjetin social historinë dhe një foto me të shoqin dhe dy djemtë e tyre,  12 e 16 vjeçarë.

Vetë Mathew ka kërkuar me patjetër që të mund ta kontaktojë gruan, për ta falenderuar dhe për ta pyetur nëse mund të bëjë diçka për të.

“Nëse ajo nuk do të kishte bërë atë që bëri, unë sot nuk do të isha gjallë. Rruga drejt shërimit është e gjatë, do të ketë rënie e ngritje, por kjo falë ndihmës së asaj zonje… mund të kisha lënë jetime dy vajzat e mia”

Artikulli dhe historia u postuan në BBC thuajse dy ditë më parë dhe të dielën, familja mundi të gjejë kontaktet me gruan që i shpëtoi jetën 47 vjeçarit. ‘Ëngjëlli mbrojtës’ i të shoqit, rezulton të jetë infermiere.

Gruaja e 47 vjeçari tha për BBC: “Ajo grua quhet Danielle. Një prej shoqeve të saj e kishte parë artikullin e postuar në BBC dhe më kontaktoi në rrjetin social. Më dërgoi e-mailin e Danielës. I shkrova për ta pyetur nëse ishe ajo Daniela që kishte shpëtuar tim shoq. Më konfirmoi dhe më pyeti nëse ishte mirë dhe se ishte e lehtësuar që 47 vjeçari kishte shpëtuar

47 vjeçari vetë, tha këto fjalë: Dua të flas me Danielën, për ta pyetur për mundësinë për ta ndihmuar në punën e saj “

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re