Spitali Hygeia është i vetmi spital në vend dhe Rajon që prej 6 muajsh tashmë ofron ekzaminim me PET / CT aparaturë kjo që ka një fokus të veçantë në fushën e sëmundjeve onkologjike – si për zbulimin e tumorit ashtu edhe për përcaktimin e shkallës së përhapjes së tij në organizëm dhe vlerësimin e trajtimit, sëmundjeve të zemrës, të trurit  si edhe të dëmtimeve vaskulare apo indeve në organizëm.

Kjo aparaturë zotëron një ndër teknikat imazherike më bashkëkohore dhe efektive, e cila funksionon duke kombinuar ekzaminimin PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) me atë CT (Tomografia e kompjuterizuar), të cilët prodhojnë një imazh të shpejtë të krahasuar me teknologjinë e vjetër tomografike.

Tashmë, pas një praktike pune  6-mujore që mjekët e Spitalit Hygeia kanë me ekzaminimet që ofrohen me aparaturën PET/CT, mjeku radiolog, dr.Arben Dhima, na informon më në detaje mbi avantazhet që kjo aparaturë ka ofruar në diagnostikimin e të sëmurëve me kancer që janë paraqitur dhe janë ekzaminuar me PET/CT në Spitalin Hygeia gjatë kësaj periudhe, avantazhe këto krahasuar gjithmonë me aparaturat e tjera tradicionale, ku si më kryesoret ai liston:

  1. Gjetje e tumoreve “aksidental”, pra tumore që nuk pritej dhe që nuk kanë arritur të zbulohen me asnjë prej aparaturave të tjera imazherike
  2. Gjetje e limfonodulave që paraqesin aktivitet të lartë metabolik
  3. Gjetje e metastazave kockore në pjesë të organizmit që nuk mendohej, por edhe që nuk arrijnë të kapen me aparaturat standarte imazherike. Këto lloj metastazash, thekson dr.Arben Dhima, i kemi hasur më shumë sidomos në rastet e pacientëve të prekur nga kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës, dhe pasi ju është bërë ekzaminimi edhe me PET/CT janë gjetur metastaza kockore duke ndihmuar kështu që të bëhet stadifikimin i saktë I tumorit
  4. Dediferencimi i kancerit të Tiroides
  5. Vendosje e diagnozës së saktë në rastet e infeksioneve të shoqëruar me temperaturë me origjinë të panjohur. Pra, në të tilla raste, pasi nuk kemi një diagnozë të qartë nga ekzaminimet e kryera me aparaturat standarte imazherike, pacientëve ju është këshilluar kryerja e PET/CT si mënyra më e saktë e diagnostikimit, dhe vetëm sajë kësaj aparature PET/CT kemi arritur të evidentojmë vatrën e saktë të infeksionit dhe pacienti të marrë trajtimin e duhur.

Diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë

Rezervoni takimin tuaj: 04 23 90 000

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re