Fituesi tejet i diskutueshëm i Nobelit në Letërsi, Peter Handke, pati një përballje të vështirë me gazetarët, pas së cilës u përbetua që të mos u përgjigjej më kurrë. Ndodhi kjo në vendlindjen e tij Griffen.

“Ka 50 gazetarë dhe të gjithë më pyesin diçka. Ata pyesin se si reagon bota, reagimi ndaj reagimit …Unë jam një shkrimtar dhe po largohem”, u tha ai gazetarëve,.

Në fund, ai tha se nuk do t’u përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, sepse ata nuk ishin të interesuar për veprat e tij, por vetëm në reagimet politike mbi Çmimin Nobel.

Një valë reagimesh pasoi dhënien e Nobelit për të në Letërsi, sidmos për shkak të qëndrimeve të tij ndaj luftrave në Ballkan, më saktë krimeve serbe, duke i mohuar ato e përkrahur Millosheviçin.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re