Në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, eksperti i ekonomisë, Petraq Milo u shpreh se eurobondi 700 mln euro i marrë nga qeveria nuk do të sjellë asnjë të mirë për familjet shqiptare dhe nuk do t’i shërbejë ekonomisë.

Milo tha se ky borxh do të shkojë për të paguar një tjetër borxh të marrë vite më parë.

Sa i takon borxhit publik, Petraq Milo tha se borxhi i Shqipërisë llogaritet mbi 90%.

“Ky borxh do të përdoret për të shlyer borxhet e tjera. Dhe një pjesë e saj do të mbahet për likuiditet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ky borxh nuk ka për të sjellë ndonjë të re në ekonominë e tyre, pavarësisht se thuhet se do të bëhet ky projekt apo ai projekt. Këtu fillon problematika, në vend që të thuhet se po, ne morëm një borxh për të paguar një borxh të marrë vitet e kaluara. Argumentimet ishin si të ishte një sukses i jashtëzakonshëm që morëm borxh. Në botë ka para të lira, por problemi është me çfarë norme interesi i merr, këtu fillon problemi. Shqipëria ka tejkaluar kufijtë e mbajtjes e një borxhi. Sot jemi, sipas MF, 76% borxh. Pa llogaritur ato të arbitrazhit. Përfshirë edhe detyrimet e prapambetura që ka ndaj investitorëve qeveria shqiptare, borxhi shkon mbi 90”, u shpreh Milo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re