Dy bashkëshortët e skenës korçare, dhe asaj shqiptare për vite me radhë i kanë dhënë jashtëzakonisht shumë artit të skenës. Më poshtë po bëjmë një kronologji jetësore dhe aktoriale të dy aktorëve:

 

Petrika Riza (1947). Aktor. Lindi ne Korçë, më 1 qershor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, me 1969, dega e dramës, filloi punë si asistent regjisor në kinostudion “Shqipëria e re” dhe më pas në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, ku vijon edhe sot për më shumë se 35 vjet. Ishte drejtor i këtij teatri në vitet 1998-2004.

Ẻshtë shquar si aktor i planit dramatik, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike në qerthullin dhe botën e shqetësuar të personazheve. Njëmendësoi mjaft figura interesante, që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore, veçanërisht nga rrethet fshatare, punëtore, por edhe figura intelektualësh apo zyrtarësh.

 

Shtati i lartë, zëri i plotë, qetësia dhe siguria skenike apo dhuntia për të krijuar një gjendje emocionale të ngarkuar, vetëpërmbajtja, e kanë bërë lojën e tij aktoriale të pëlqyer dhe për publikun.

Ka luajtur mjaft role, si te dyta dhe te vogla, po ashtu edhe kryesore e protagoniste. Xhaxha Madhi në shfaqjen “Rruga e Madhe” të Vangjush Zikos(1974), Xhon Kelleri tek “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit(1980), komisari te “Përbindëshi”(1983), Volpone te Volpone e B. Xhonsonit, prokurori te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës etj.

 

Në kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek I teti në bronx (1970). Nivelin me të lartë artistik e mbërriti me mishërimin e rolit të Naimit në filmin “Yjet e netëve të gjata”(1972). Po ashtu, u dha formë e vetjakësi roleve të dhespotit te “Mesonjtorja” (1979), shefit të policisë tek i “Paharruari” (1984), Kajmekanit te “Kush vdes në këmbë” (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror të Komedisë “Ballkan 2000”. Ẻshtë nderuar me medaljen “Naim Frashëri i Artë” nga presidenca e Republikës së Shqipërisë (2003).

 

Klaudeta Riza (1949).Aktore .Lindi n ë Korçë ,më 2 qershor .Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve , dega e dramës ,më 1972 .Po këtë vit filloi punë si aktore në teatrin “A.Z.Çajupi ”të Korçës ,ku vijon edhe sot.

Spikati në disa role grash me vullnet të fortë ,si nënë Havaja te drama “Të pamposhturit”(1972) e Minush Jeros, apo në mishërimin e disa tipave e karaktereve me natyra të kundërta ,herë gra të mençura e të matura e herë gra llafazane e nervoze ,si Frosina te “Kopraci” e Molierit ,Gazepe te Martesa ,Lucia tek “Interesi i pergjithshëm” ,nëna te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës, nëna te “Zgjohu Vasil” ,Zhuljeta te “Koka e tjetrit” ,Dhespina te Pazari etj.

 

Më vonë ,përpos personazheve me mbartje dramatike e tragjike, ajo e kërkoi veten edhe në rolet e komikes duke realizuar me sukses figura interesante në teatrin e estradës, si profesorja te “Bosi i Shqiptarit” ,gruaja te “Letër nga larg” ,komshia te “Shpikësit” ;po ashtu role të shumta në Teatrin e Kukullave.

Në figurat e viteve të fundit dallohet veçanërisht ajo e Kristinës në komedinë “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarisit dhe roli i nënës në komedinë “Kohë pa emër” e R.Pulahes (2003),me të cilin fitoi edhe çmimin si “Aktorja më e mirë femër’’në Festivalin ‘’Ballkan ‘’(2005)dhe ‘’Flaka e Janarit ‘’,2003 ,në Gjilan ,Kosovë.

Ka një zë të plotë ,fjalë të qarta ,temperament ,pershtatshmëri të mirë temporitmike në marrëdhëniet me partnerët, sikundër edhe një sens humori që përshfaqet lirisht, pa përdhune gjate aktrimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re