Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaska ka folur për tërmetin në Kroaci i cili shkaktoi 7 viktima dhe mbi 20 të lënduar.

Ajo theksoi se ndihmat kanë qenë të shumta, ndërsa shtoi se nuk ka munguar mbështetja nga qytetarët shqiptarë.

Shumë familje që kanë mbetur pa strehë i është ofruar ndihma dhe mbështetja e menjëhershme, ndërsa shtoi se ka pasur lëkundje thuajse çdo ditë në qytete të ndryshme në Kroaci.

“Ky vit ishte i vështirë për shkak të Covid-19, por së fundmi Kroacia u godit edhe nga tërmeti që shkaktoi pasoja të rënda.

Tërmeti shkaktoi 7 viktima dhe mbi 20 të lënduar. Por shumë shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre, ndërsa Petrinja ishte epiqendra e tërmeti e cila u rrënua thuajse tërësisht.

Janë rreth 20 mijë shqiptarë të deklaruar që jetojnë në Kroaci, edhe pse ne besojmë që numri është më i lartë”, tha deputetja shqiptare në një intervistë për RTV Dukagjini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re