Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duket se është i vetmi zë zyrtar i kësaj force politike që reagon herë pas here.

Ai thotë se kërkon drejtësi në këtë vend dhe se neverit çdokënd që beson te puna e drejtësisë së re.

Duke komentuar vendimin e qeverisë për t’i kaluar Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar, Vasili e cilësoi këtë vendim si rezultar i drejtësisë më regji qeveritare.

‘Drejtësia me Regji i garanton Pandëshkueshmërinë mafias qeveritare, që vazhdon duke i dhënë truallin e Teatrit Bashkisë!!

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak kohë më parë vendimin e qeverisë së rilindjes për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës!

Mbi këtë vendim antikushtetues e të paligjshëm u prish godina e Teatrit Kombëtar.

Të gjithë shqiptarët po prisnin ndëshkimin e fajtorëve duke filluar nga Kryeministri e me radhë për këtë krim shtetëror të përmasave të tmerrshme.

Përkundrazi dje Qeveria i kaloi përsëri truallin Bashkisë së Tiranës duke dalë edhe mbi Gjykatën Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtësia e Re është thjesht një drejtësi e kapur nga rilindja dhe mbrojtëse e antiligjit.

Pasi kemi dëgjuar përralla në shqip dhe anglisht se gjoja pandëshkueshmëria po merr fund dhe gjoja askush nuk është mbi ligjin po ndodh pikërisht e kundërta që edhe pritej..!

Pandëshkueshmëria e qeverisë vazhdon e paprekur dhe Drejtësia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet nëpër Shqipëri.

Jo vetëm, që askush nuk u ndëshkua për Teatrin, por fajtorët vazhdojnë të qetë aferën mafioze të rrëmbimit të Teatrit.

Drejtësia me Regji duke mos vepruar i jep të gjithë kohen qeverisë që të përfundojë aferat mafioze ku është parashpërblyer.

Kushdo, që duatroket për Drejtësinë me Regji të arkave të peshkut e të druve të zjarrit në Pogradec apo kanalit në Lushnje, meriton vetëm përbuzje dhe neveri si dhe tregon qartë ortakërinë me mafian qeveritare.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re