Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me përfaqësuesit e drejtësisë në Shqipëri, që sipas tij tij “tregon kapjen e drejtësisë nga Rama”.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili theksoi se në fotot me Blinken shfaqen vetëm ata përfaqësues të drejtësisë, që i duhen Ramës.

Më tej ai theksoi se kjo foto tregon se reforma në drejtësi ka degraduar dhe është kapur nga Rama për interesat e veta.

REAGIMI I VASILIT

Foto e Blinkenit, qe provon gjymtimin dhe kapjen e Reformes ne Drejtesi!

Kjo qe shihni eshte foto e Sekretarit amerikan te shtetit Antony Blinken ne takimin me perfaqesuesit e drejtesise ne Shqiperi.

Ne foto jane vetem Kryetari i SPAK, Gjykates Kushtetuese,Gjykates se Larte dhe Inspektori i Drejtesise.

Por eshte paimagjinueshem fakti qe ne kete takim mungon shumica derrmuese e perfaqsuesve me te rendesishem te sistemit te drejtesise

Mungon:

Aida Veizaj Hajnaj Drejtore e Byrose Kombetare te Hetimit

Olsian Çela Prokurori i Pergjithshem

Naureda Llagami Kryetare e Keshillit te Larte Gjyqesor

Alfred Balla Kryetar i Keshillit te Larte te Prokurorise

Sokol Ngresi Kryetar i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi

Roland Ilia Kryetar i Komisionit te Pavarur te Kualifikimit((Vetingut)

Sokol Çomo Kryetar i Kolegjit te Posacem te Apelimit.( veting)

Komisioneri Publik

Ne takimin dhe ne foto me Blinken jane parë vetem ata perfaqesues te drejtesise, qe i duhen Rames per te siguruar pandeshkueshmerine e tij nga akuzat per aferat miliardere qe rendojne mbi te.

Misioni i drejtesise OPDAT prane Ambasades Amerikane e ka ndjekur dhe e ndjek ne menyre te perditshme Reformen ne Drejtesi qe nga hartimi, miratimi e deri sot.

OPDAT e di fort mire se Institucionet e drejtesise te perjashtuara nga takimi me Blinken jane pikerisht ato qe implementojne realisht reformen ne drejtesi dhe jo katershja e fotos me Blinken.

Perjashtimi nga takimi me Blinken i KLGJ-Qeverise se Gjyqesorit, perfasuesve te Veting qe u konsiderua zemra e reformes apo BKH, qe u krijua nga vete SHBA flet shume.

Kjo foto tregon qarte qe Reforma ne drejtesi ka degraduar dhe eshte kapur nga Rama e interesat e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re