Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili thotë se Franca ka lejuar protestat e MEK, ndërsa në Shqipëri “garantohet vetëm dhuna”.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shprehet se Gjykata Administrative e Parisi anuloi ndalimin e demonstratës dhe vendosi për mbajtjen e demonstratës se organizuar nga Organizata e Muxhahedineve te Popullit te Iranit MEK.
“Gjykata ne France lejon protestën e MEK dhe dënon qeverinë, ne Shqipëri “garantohet” vetëm dhuna!
Gjykata Administrative e Parisi anuloi ndalimin e demonstratës dhe vendosi për mbajtjen e demonstratës se organizuar nga Organizata e Muxhahedineve te Popullit te Iranit MEK.
Gjykata argumentoi se ky anullim nga ana e qeverise “minon seriozisht dhe në mënyrë të dukshme e në mënyrë të paligjshme lirinë për të demonstruar”
Gjykata gjobiti edhe guvernatorin e Parisit, i cili kishte ndaluar demonstrimin, me 1500 euro për të paguar komitetin e demonstratave.
Ndërsa ne Shqipëri pas reformës se falimentuar ne drejtësi përfundimisht nuk ka gjykata se janë kapur nga rilindja.
Gjykatat lejon vetëm paligjshmërinë, dhunën dhe arrogancën e qeverise se Rames, qe u tregua qarte ne veprimet e turpshme ndaj Kampit te MEK ne Manez pa kohe me pare”, shkruan Vasili.
