Skip to content

Petrit Vasili: Këngëtarja Bebe Rexha bën thirrje për të ndihmuar spitalin e Dibrës këta i bëjnë fondet rrush e kumbulla, këta dinë veç të vjedhin dhe plaçkisin

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se pandemia është jashtë kontrollit.

Ai apelon që institucionet t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

“COVIDI ne kulm, keta grabisin paratë me CHECK UP, cfare turpi!!

Situata teper e renduar e COVID kerkon financime te medha per spitalet, qendrat shendetesore, per vaksinat dhe kryesorja per rimbursimin e barnave te te semureve me Covid.

Para’ nuk ka per asnje nga keto.

Kengetarja e njohur Bebe Rexha ben thirrje per ndihme per Spitalin e Dibres per shkak te mungesave te medha.

Ndersa keta vazhdojne te shpenzojne pa pike turpi dhe te bejne rrush e kumbulla parate per koncesionin e Check Up.

Turistet hollandeze thone publikisht qe gjendja ne Spitalin Infektiv ne Tirane eshte skandaloze persa i takon kushteve te sherbimit dhe keta te rilindjes vazhdojne paturpesisht me Check Up.

Kapja e shtetit nga rilindja po sjell vetem plackitje te parave te shqiptareve, por kjo e financimit te Check Up ne kulmin e Pandemise jua kalon te gjithave”, shkruan Petrit Vasili.