Skip to content

Petrit Vasili në Panorama TV: “Prestige Resort” u shemb me dhunë dhe në paligjshmëri, u bë pjesë e raportit të KiE! SPAK të mos vonohet për inceneratorët, u zaptuan pa leje 15 hektar tokë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në në Panorama TV, duke komentuar deklaratën e te ngarkuarit me Pune ne Ambasaden e SHBA, David Wisner, i cili dha garanci mbështetje për SPAK.

“S’kam asnjë opinion të kundërt. Shumë mirë të mbështete SPAK. SPAK të inkurajohet që të mos qëndrojë me vite për të reaguar, sepse duke i zgjatur me vite hetimet. Po ndodh ajo që ne kemi provuar me dokumenta, opozita ka një meritë historikë në këtë moment, që përballë këtyre mafiozëve i ka vënë me shpatulla pas murit me qindra dokumenta, se do të ishte ndryshe situata po të mos kishte bërë opozita këtë gjë dhe dhjetëra milionë njerëz po ikin për të mos u kthyer më. Çdo vonese e SPAK u jep hapësirë grabitjes dhe bën që vendi të dëmtohet rëndë”, tha ai.

Shembja e Prestige

Nderkohe që në deklaraten e tij, Petrit Vasili solli në vëmendje prishjen e  paligjshme të “Prestige Resort” me një dhunë të tmerrshme. “Vetë media juaj ka provuar paligjshmëri në kurriz, duke qenë me dokumentacion të rregullt dhe me të gjitha, u shkatërrua prona juaj, që kanë një nga objektet e vëmendjes së Komisionit Evropian dhe të rezolutave  të Parlamentit Evropian.

Në Prestige  Resort, një dhunë e tmerrshme për të shkatërruar  pronën, ndërkohë këta  15 hektarë i zaptojnë, thajnë liqenet, pa asnjë një leje pa asnjë gjë dhe sillen sikur e bacen e babait’, tha ai

Ndërkohë që në krahun tjetër rrëmbehen sipas Vasili 15 hektarë tokë pa asnjë leje nga inceneratori i Tiranës. Vasili shtoi se SPAK duhet të inkurajohet të veprojë shpejt edhe për çështje madhore, pasi vonesat i jap hapësirë mafias të veprojë  dhe të dëmtojë akoma më shumë vendin.

“SPAK është i detyruar ashtu sikurse lëvizë me shpejtësi për arkën e sardeleve, të thërrasë sa më parë arkitektin e kësaj vjedhjeje të madhe që është Edi Ramën dhe se dyti Erion Veliajn, i cili është arkitetkti i veprës korruptive më të pabesueshme ku vidhen miliona euro për një incinerator që nuk ekziston kurrë.

15 hektarë tokë sic e patë nga denoncimi i jashtëzakonshëm i Monika Kryemadhit, rrëmbehen dhe thahen edhe liqenet. Qëndrasa e opozitës është mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve“ përfundoi Vasili.

“”