Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka uruar mbështetësit për 17-vjetorin e themelimit të partisë.

Vasili i cili do të jetë sërish deputet në parlamentin e ri thotë se çdo sfidë vetëm e ka forcuar LSI dhe misioni vazhdon me motivim si asnjëherë më parë.

Ai uron mbështetësit e LSI, që sipas tij nuk ulin kokën dhe e duan pafund Shqipërinë.

Postimi i plotë nga Vasili:

17 vjet LSI !

Çdo sfidë vetem na ka forcuar.

Te rinj e te reja, burra dhe gra, qe nuk ulin koken dhe duan pa fund shqiperine, gezuar 6 shtatorin festen e LSI!

Misioni vazhdon, me te motivuar se asnjehere!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re