Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzon prokurorinë se po zvarrit verifikimet ndaj Vladrin Pjetrit.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se organi akuzës është vënë në shërbim të qeverisë e po shtyn vendimmarrjet për t’i dhënë kohë kryeministrit që të kalojë hallin.

 

Vasili më tej nuk I kursen as sulmet në drejtim të reformës në drejtësi që sipas tij ka dështuar në mënyrë skandaloze.

 

“Prokuroria me rilindase edhe se Edi Rama!! Ne vend te vepronte ne menyre te rrufeshme per Valdrin Pjetrin, prokuroria vazhdon te zvarritet e vihet ne sherbim te rilindjes duke ja kaluar edhe vete asaj. Valdrin Pjetri dha doreheqjen kurse prokuroria vazhdon dhe rri e shtyn vendimarrjet per ti dhene kohe rilindjes dhe Edi Rames te kaloje hallin,qe nuk e kalon dot. Te njejten gje beri edhe kur Edi Rama i beri thirrje policise qe te hidhte uniformat e te bente fushate per PS ne 2017.Edi Rama kerkoi edhe falje per fajin e tij,ndersa prokuroria militante ja kaloi edhe Edi Rames vete dhe mbylli ceshtjen e tha se ai nuk kishte bere faj. Sot po kjo prokurori qe kish nenshkruar marreveshje edhe me KQZ per verifikimin e kandidateve jo vetem s’e beri detyren atehere por nuk e ben ne menyre skandaloze edhe sot. Qesharake vertet!! Prokuroria e linduar nga Fake reforma ne drejtesi e rilindjes eshte realisht me militante se rilindja vete. Gjynah vertet per ata qe “mahniten” nga kjo Fake reforma ne drejtesi qe duke qene sipas ketyre edhe “perle” duhet te jete edhe shembull mbareboteror.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re