Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar shifrat e tregimit të naftës në Shqipëri duke i krahasuar me ato në Maqedoninë e Veriut.

NAFTA-1-600x360-1

Vasili shpreh se nafta në Maqedoni është 121 lekë/litri, ndërsa në Shqipëri çmimi arrin në 179 lekë/litri!

Sipas tij kjo tregon qartë si grabiten çdo ditë qytetarët shqiptarë të lënë jetimë nga qeveria e vendit tonë.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Ah sikur te ishim sa Maqedonia!!

Nafta ne Maqedoni 121 lek/litri ne Shqiperi 179 lek/litri!

Kursi i dollarit bie poshte e me poshte, cmimi i naftes ne bursa po ashtu, por ne Shqiperi çmimi mbetet shume i larte.

Ne Maqedoni nje liter Nafte kushton 72 .5 denare ose 121 lek litri.

Ndersa ne Shqiperi arrin deri ne 179 lek litri.

Diferenca eshte kaq e madhe sa qe te le pa goje.

Maqedonia duket nje parajse, ndersa ne te kundert Shqiperia nje ferr i vertete.

Ne Maqedoni ka nje qeveri te pergjegjshme, ndersa ne Shqiperi ka nje qeveri peng te monopoleve dhe oligarkeve.

Ky eshte realiteti dhe kuptohet shume lehte se si grabiten per cdo dite shqiptaret e lene jetim nga qeveria e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re