Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, nuk është përmbajtur në indinjatën e tij ndaj Ministres së Shtetit Elisa Spiropali për deklaratën e saj mbi dëshmorët e Atdheut.

Deklarata u dha si argument për të sulmuar kreun e shtetit, Ilir Metën, në emisionin “Opinion”.

Vasili reagoi me fjalët: “Një e çmendur, në histeri të plotë si kjo, arrin të thotë se “ata bij e bija, burra e gra që kanë rënë për Atdhe nuk duhen dekoruar, se kjo ka ndodhur dhjetëra vjet më parë”.

Të gjithë ata shqiptarë të mëdhenj, që përfaqësojnë vlera kombëtare, nuk duhet të dekorohen, se veprat e tyre kanë ndodhur dhjetëra vjet më parë dhe se truri idiot elektoral i kësaj të çmendure, turbullohet.

Mos e harroni kurrë këtë llum, që nxjerr nga goja një llumishte si kjo.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re