Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar se skandalin, ku Edi Rama ka dhënë leje për ndërtimin e një hoteli në mes të detit.

Vasili sjell shembullin e shembjes së “Prestige Resort” me pishina dhe afër detit, ndërsa tani jep leje për ndërtim në mes të detit.

Vasili i referohet Dokumentit të Rregullore së Veçantë, ku thuhet se hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës.

Reagimi i Vasilit

SKANDALI. Rama jep leje per Hotel ne mes te detit ne Vlore!

E pabesueshme, por e vertete

Keshilli i Rregullimit te Teritorit ka dhene leje per hotel ne det ne Vlore!!

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një hotël dy katësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës.

Ndërtesa me dy kate, në katin e parë do të ketë restorante dhe njësi shërbimi. Ndërsa kati i dytë i saj do të shërbejë si hotel.

Banditizmi i Edi Rames nuk ka te ndalur.

Po ky Edi Rame, qe prishi nje pallat se ishte afer detit ne Vlore dhe per te cilin duhen paguar miliona euro pronareve sot e jep lejen per hotel mu brenda ne det.

Po ky Edi Rame qe hodhi ne ere Prestige Rezort me hotel e me pishina afer detit sot e jep lejen e hotelit mu ne mes te detit.

Ky Edi Rame qe merr fadromen e ben shkaterrime ne Ksamil e ne bregdetin e Jonit e jep lejen per hotel ne mes te detit.

Ne vend se te prishte edhe nje piste betoni te shkaterruar dhe ta pastronte detin ne Vlore ky vetem hedh beton dhe shkaterrim.

Edi Ramen e telekomandojne dhe eshte ne sherbim te çdo interesi te erret, qe vjen ere te piset, por nuk eshte kurre ne krah te interesit te qytetareve te interesit publik dhe te mbrojtjes se natyres.

Misioni i Rames eshte shkaterrimi, betonizimi dhe kthimi ne nje konglomerat cimentoje dhe betonarmeje i Vlores dhe i gjithe Shqiperise.

Nuk mjaftonte anijet, qe prodhojne energji me me nafte ne Vlore, nuk mjaftonte Aeroporti, qe po shkaterron peisazhin natyror, por tani edhe detin nuk po e kursen e nderton hotel.

Ky eshte Edi Betoni dhe korrupsioni, qe eshte ulur ne karrigen e kryeministrit, tamam si pirati qe u be papë.

Dhe ka surrat e flet ky per standart qeverisje!

Ky ka vetem standartin e mafias!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re