Skip to content

Petrit Vasili: SPAK të arrestojë Ramën dhe Veliajn, ata rrahën qytetarët dhe prishën Teatrin

kryemadhi vasili

kryemadhi vasiliPetrit Vasili thotë sot është koha që SPAK të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë bandën e Rilindjes, që sipas tij, dhunuan, rrahën dhe prishën në kundërshtim me ligjin Teatrin Kombëtar.

Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin! SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s”ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur. Gjykata Kushtetuese foli!!

Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor. Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten. Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.

Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet vizita ne Amerika. Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten. Krimi tashme eshte faktuar.

SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Asnje veprim nuk legjitimohet më. Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese”, shkruan Vasili.