Mes zhurmës dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot disa prej ligjeve më të rëndësishme të javëve të fundit.

Lidhur me votimin e sotëm ka reaguar përmes një postimi në Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Ai kërkon që SPAK të hetojë skandalin e votimit sot në Kuvend. Vasili kërkon gjithashtu shkarkimin e zv.drejtueses së Parlamentit Ermonela Felaj.

Lexo edhe :Related Posts

“Ermonela Felaj duhet te shkarkohet urgjentisht per shperdorim te detyres shteterore”, shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Petrit Vasili thotë se Felaj hapi votimin me kuorum totalisht të paligjshem me 68 vota. Ndërsa pika 2 e Nenit 55 të Rregullores së Kuvendit parashikon se “kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

SPAK te hetoje skandalin e votimit sot ne Kuvend, te shkarkohet Felaj! Sot korrupsioni dhe mafioziteti parlamentar i rilindjes arriti kulmin e kafsherise politike.

Felaj hapi votimin me kuorum totalisht te paligjshem me 68 vota. Pika 2 e Nenit 55 të Rregullores së Kuvendit parashikon se “kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë”.

Ermnonela Felaj duhet te shkarkohet urgjentisht per shperdorim te detyres shteterore. SPAK te hetoje kete rast korrupsioni mafioz parlamentar shume te rende. SPAK ne rast mosveprimi ngarkohet me shume pergjegjesi sepse dote legjitmonte puçin e rrembimit mafioz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re