Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun Vlorë, Petro Gjikuria, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka deklaruar se problemin me pronat në zonën e Himarës nuk e ka harruar asnjëherë, teksa theksoi se gjithmonë ka dashur ta zgjidhë si problematikë.

Ai tha se pas 34 vitesh u kthye nga Amerika, për të sjellë përvojën e tij.

“Unë në Amerikë jam biznesmen. Kemi shkuar sepse kemi pasur gjyshin atje. Amerika të jep mundësinë nëse je punëtor, punon me rregulla dhe zbaton ligjin. Unë erdha këtu të sjell përvojën time në Amerikë. Jam pjesëtar i shoqatës së himarjotëve në Amerikë dhe kemi një zë të fuqishëm me lobimin tonë në Kongres, në Senat. Kemi ngritur problemet e pronës shumë vjet më parë. Kemi 20 e ca vjet që kemi ngritur shoqatën dhe gjithmonë kemi patur problemin e pronave. Unë problemin e pronave nuk e kam harruar asnjëherë, gjithmonë kemi dashur ta zgjidhim”, tha Gjikuria.

Sa i takon zgjedhjeve, tha se në Shqipëri ka parë që njerëzit kanë frikë, ndërsa tha se nuk duhet të jetë kështu.

“Këtu njerëzit kanë frikë. Në çdo miting që kam vajtur, kanë dalë ata që nuk kanë frikë, nuk i tremben sistemin. Njerëzit këtu rrojnë akoma me frikë. Dita e zgjedhjeve është të festojnë demokracinë. Vota është detyrim”, tha ai.

Duke iu rikthyer sërish problemit të pronave në bregdet, Gjikuria tha se nuk ka një ngutje nga qeveria për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi sipas tij, duan t’ua japin oligarkëve.

“Korkolepsja e pronave është bërë nga të dyja qeveritë. Kryeministrori në 2016 tha se do e zgjidhë, në e premtuan dhe ne duhet të dimë se nëse në Shqipëri është zgjidhur me 70%, në bregdet duke filluar nga Dhërmiu në Konispol, është zgjidhur 20%. Problemi i pronave nuk ka një ngutje nga qeveria për ta zgjidhur.

Nuk e ka bërë për arsye se pronën do tua japë oligarkëve, hajdutëve. Do në investojmë investitorët strategjike. Duke u dhënë pronat pronarëve, njerëzit kthehen”, tha Gjikuria.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko