Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi komentoi në Quo Vadis, protestën e 12 nëntorit.

 

 

Sipas Koçit, protesta ishte e ‘pasukesshme’ pasi njerëz brenda PD prisnin një tubim të dhunshëm me thyerje dyersh të institucioneve.

 

“Ishte një protestë e “pasuksesshme” sepse shumë njerëz brenda PD presin të sulmohen dyert e institucioneve. Duhet të pranojmë se ishte një protestë që përfundoi në mënyrë civile. Përsa i përket faktit që duhet të bjerë sistemi, sistemi është ngritur nga të gjithë nuk e ngriti PS. Janë të ngritura në mënyrë konsensuale nga të gjitha palët.”

 

 

Ndërsa lidhur me ndikimin që kjo protestë pati te mazhoranca deputeti tha: Si ndjehet mazhoranca. Kuptohet që kjo është mazhoranca që është kërkuese ndaj vetes, nuk është se presionohet nga opozita për të bërë më shumë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re