Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka refuzuar që akademiku Artan Fuga të jetë i pranishëm në Komision e Edukimit, kur të prezantohet pr.ligji për Akademinë e Shkencave.

fuga koci

Sipas Koçit, nuk duhet të ftohen persona qe kane opinione personale, ndersa u shpreh se duhet te kihet me shume respekt per deputete qe jane fyer nga jashte.

“Ne kur të shqyrtojmë  ligjin për Akademinë e Shkencave nuk kemi pse ftojmë individë të caktuar që kanë opinione personale. Ju liheni si të doni, por ky komision ka një procedurë të caktuar. Nëse doni të bëni tryezë të rrumbullakët  bëheni, ftoni në daç Fugën në daç ndonjë tjetër. Ndërsa atë ditë do vijë zoti Beqiri që do prezantojë pr.ligjin dhe kaq. Sa individë mund të kenë interesa nuk mund të jenë pjesë. Nuk e cakton kryetarja e Kuvendit kush ftohet në Komision. Megjithatë dua t’ju kujtoj që duhet të keni më shumë respekt për kolegët që herë pas herë dikush nga jashtë guxon edhe t’i fyejë”, tha Petro Koçi.

Për këtë ka reaguar ashpër akademiku, i cili është shprehur se ajo që ka ndodhur sot në Komisionin e Edukimit është një skandal i madh.

Fuga shprehet se Koçi “ka dëshirë te shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar ne historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij”

“Sot ndodhi një skandal ne mbledhjen e komisionit për median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kërkoi me ngulm qe unë, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesëmarrës ne dëgjese dhe mos dëgjohem ne fjalën time ne komision, kur ai te paraqesim projektligjin e tij per ndryshime ne ligjin e Akademisë se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj.

Kaq shqetësim ka nga fjala e lire e një akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare te një individi qe ne te drejte te tij interesohet për shkencën, arsimin, kulturën ne vend? Kaq i dobët është ai projektligj sa ka dëshirë te shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar ne historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kërkon zotëria i nderuar, deputeti Petro Koci?

Kam evituar te flas, por per ketë teme i lutem mediave audiovizive te me japin mundësi te shprehem”, shprehet Fuga.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re