Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohet çështja e shkarkimit të Ilir Metës, për deputetin e Partië Socialiste Petro Koçi një vendim pro shkarkimit do të ishte i mirëpritur, por edhe një leksion për politikën e sotme.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ai deklaroi se Meta ka shkelur hapur Kushtetutën gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, po ashtu dhe me shtyrjen përtej afateve të caktuara, të zgjedhjeve vendore.

“Një vendim që e shkarkon do ishte pozitiv, por dhe një leksion ndaj politikës shqiptare. Meta ka shkelur hapur kushtetuten sidomos me shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe me deklaratat që nxisin njerëzit për dhunë fizike ndaj njeri-tjetrit dhe institucioneve.

Po ashtu aspekti psiokologjik i tij, është e palejushme që presidenti të veproje kur është i rënduar nga ana psikologjike. Sigurisht një pacient i tillë nuk e panon të vërtetën, por ka të tjerë që certifikojnë gjendjen dhe e trajtojnë”- tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin mes Metës dhe Berishës, Koçi u shpreh se ishte i pritshëm pasi lidhja e tyre ka qenë e hershme.

“Meta dhe Berisha jane lidhur që në ‘92, kane lidhje të hershme. Meta ka adhurim për personalitetin e Berishës. Janë të njëjtë. Por është e papranueshme qëai është president dhe njëkohësisht mban anë, ai duiet të jëtë i paanshëm, ka dalë hapur si pjestar i LSI dhe jo si president për bashkëpunimin me Berishën. Bashkëpunim i tyre është i natyrshëm. Janë e njëjta kategori në politikë. Ishte e pritshmë.”- u shpreh Koçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re