INGREDIENTËT
1 banane e pjekur
2 vezë
vaj ose gjalpë për skuqjen

UDHËZIMET
1.Në një tas rrihni dy vezët.

2.Me një pirun, shtypni bananen dhe bashkojeni me vezën derisa të jetë krijuar një masë homogjene.

3.Vendosni tiganin mbi sobë me nxehtësi mesatare dhe shtoni pak vaj ose gjalpë, që petullat të mos ngjiten.

4.Me një garuzhde, merrni pak nga masa e përgatitur dhe hidheni në tigan me ngadalë, për një petull me diametër rreth 8 cm.

5.Pasi të skuqet nga njëra anë, kthejeni me kujdes me një spatul të hollë dhe këtë procedurë përsëriteni me pjesën tjetër të masës.

6.Shoqërojini me mjaltë, reçel ose fruta të freskëta.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re