Problemi kryesor në përgatitjen e petullave është yndyra. Me ca sekrete të Lindës, petullat e ëmbla do t’ju dalin perfekte, pa yndyrë dhe të buta. Nëse doni mund t’i shoqëroni me glase të ndryshme sheqeri, mjaltë ose çokollatë.

Përbërësit për 15/16 petulla:1 bustinë maja birre e thatë në kokrriza (10g) ● 450g miell 0 ● 220ml qumësht në temperaturë ambienti ● 60g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 3 të verdha veze ● 2 lugë sheqer ● ½ lugë e vogël kripë ● ¼ lugë e vogël kanellë ● ¼ lugë e vogël arrë moskat ● vaj kikiriku për të skuqur

Përgatitja:1.Në një gotë tretim majanë e birrës me 2/3 lugë ujë shumë të vakët. E lëmë të pushojë 5 minuta sa të krijojë shkumë në sipërfaqe.2.Në një tas përziejmë miellin me qumështin, gjalpin në copa të vogla, të verdhat e vezëve, sheqerin, erëzat, kripën dhe së fundi majanë e tretur bashkë me ujin. E punojmë brumin për 5 minuta me lugë druri (nëse brumi ju del shumë I qullët dhe ngjit, shtoni pak miell). E vëmë më pas në një tas të spërkatur me miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe një pecetë të pastër sipër dhe e lëmë në një vend të ngrohtë larg rrymave të ajrit derisa të dyfishojë vëllimin. Do t’ju duhet afërsisht 1 orë deri 1 orë e gjysmë.3.Pas kësaj kohe, brumin e transferojmë në një tavolinë të spërkatur me miell dhe e hapim me trashësi afërsisht 1cm me petës. E presim me forma të rrumbullakëta (me fundin e një gote) dhe në mes me tapën e një shisheje plastike bëjmë një vrimë të vogël. I vendosim format në tavën e furrës me letër furre, i mbulojmë me një pecetë të pastër dhe i lëmë të fryhen akoma për 30/40 minuta.4.Vëmë në flakë të mesme një tigan të thellë me vaj kikiriku. I skuqim donuts një nga një ose maksimumi dy. I kullojmë në një pjatë të madhe me letër thithëse kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re