Përbërësit:
3 gota miell
2 gota qumësht
Pak krip
Pak sheqer
1 lugë çaji maja
Përgatitja
Hedhim miellin në një enë, më pas shtojmë kripën, sheqerin dhe majan. Në fund shtojmë qumështin duke e përzier brumin me lugë. Brumi nuk duhet të jetë i ngurtë. Pasi e përgatisim e mbulojmë me një kapak dhe e lejmë të vij për 1 orë. Më pas në një tigan me vaj të nxehur hedhim brumin me ndihmën e një luge gjelle.
Petullat mund të shoqërohen sipas dëshirës me të ëmbla ose të kripura./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re