Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot është lideri i tretë më i ndjekur në botë, pas kancelares Angela Merkel dhe rusit Medvedev. Kjo është një prej arritjeve të “sekretarit dixhital” të partisë Socialiste, Alfred Peza, paraqitur në fjalimin e mbajtur prej tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas Pezës kjo strukturë e sekretarit dixhital, ka ende mundësi për t’u zhvilluar dhe për të vijuar së qeni një asetet i çmuar i PS.

“Sekretari digjital u interpretua si përpjekje për të kopjuar qytetarin digjital të “doktorit”, por jo, në të vërtetë ne hodhëm bazat për t’u bërë krahas partisë më të madhe në vend, në partinë më moderne në vend”, tha Peza. Sipas tij, për herë të parë u mundësua një komunikim i pandërprerë i familjes së madhe Socialiste në botën virtuale me qytetarët.

“Ndërtuam një data-bazë të hedhjes së të dhënave, duke ngritur rrjetin e koordinatorëve digjital në 61 bashkitë, në 14 mijë organizatat Socialiste. Armata e 515 vullnetarëve tanë në mënyrë kapilare u instalua në çdo pikë kyçe të partisë. Kjo strukturë e re u kuptua në kohë dhe pati një impakt pozitiv në rendimentin e punës në terren, duke u bërë një element i shtuar në fitoren e arritur nga Partia Socialiste në 2017-ën”, tha Peza.

“Falë kësaj strukture u arrit një rekord historik. Fjalimi i Kryeministrit në Vlorë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2018, në FB u shpërndan në mbi 10 mijë adresa, duke thyer çdo rekord të ndjekjes së një fjalimi në mediat audiovizive. Kryeministri ynë, është i treti si më i ndjekur në FB pas Kancelares Angela Merkel dhe rusit Medviedev. Është meritë e Ramës që e ndjekin 1 milionë 100 mijë friendsa apo 80% e qytetarëve shqiptarë që kanë FB”, tha ai”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re