Ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtares u ka dhënë skuadrave më shumë qetësi përgatitjet e skuadrave dhe kjo vlente edhe për Tomorin në mbyllje të fazës së parë të kampionatit. Por ditën e  hënë kur skuadra rikthehej me përgatitjet para sfidës me Lushnjen futbollistët e Tomorit kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të mosdhënies së pagave për dy muaj.

Klubi ka synuar të sqaroj situatën se kjo vinte për shkak të një problemi procedurash që vjen nga Ministria e Financave dhe nuk bëhet fjalë për një problem të arkave të klubit.

Por duket se lojtarët nuk kanë qënë dakord me këtë sqarim dhe pas debateve të ndodhura tre futbollist janë pezulluar me një afat të pacaktuar. Futbollistët e pezulluar janë: Kristi Joti, Mikel Kaloshi dhe Eristotel Koleci. Kështu pritet që futbollistët të mos jenë në fushë në ndeshjen ndaj Lushnjes.

Ndërkohë kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj gjendet në një konferencë jashtë vendit dhe vetëm nesër me rikthimin e tij dhe të sekretarit të përgjjithshëm, Gëzim Zema pritet të diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re