
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook, foli sërish mbi masat e sigurisë të Gjykatës së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë shprehet se, ankimimin në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë vetë ai.
“E dini se kush e ka animuar në Gjykatën Kushtetese, pezullimin e ministres nga një prokuror dhe gjykatës? E kam animuar unë si kryeministër dhe jo si Edi Rama, e jo për ministër apo për kryeministër, por për parimi e mosndërhyrjes të një pushteti tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv. Shkurt, kjo është një betejë institucionale gjyqësore, për të mos lejuar, atë që nga Venecia konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë. MNuk i bëj presion askujt”, u shpreh Rama.
LEXO EDHE: “Balluku”, Berisha paralajmëron: Që nesër do padisim Edi Ramën për mashtrim publik!
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet më datën 2 dhjetor për të shqyrtuar çështjen që lidhet me procesin ndaj ish zv.kryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja është thirrur për të përcaktuar hapat procedurale dhe kompetencat e mëtejshme të Gjykatës, në lidhje me kufijtë e ndërhyrjes së drejtësisë në veprimtarinë e ekzekutivit.
