Përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhit, Marash Logu ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pezulluar çështjen e PD-së.

Pas përfundimit të seancës, Logu tha se përmes këtij vendimi, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të mbyllur ëndrrën e Bashës për t’u bërë kreu i grupit parlamentar të PD-së, siç thotë ai “kundër vullnetit të demokratëve”.

“Gjykata e Tiranës vendosi sot që ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kundër vullnetit të demokratëve, do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”, tha Logu për gazetarët.

Ditën e sotme (e hënë, 13 Nëntor) Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, duke pranuar kërkesën e deputetëve  të drejtuar nga Gazmend Bardhi.

“Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin KOmbëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”, thuhej në vendimin e marrë nga gjykata.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re