Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, është shprehur se nëse vërtetohet që ka pasur abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë, atëherë sipas saj, ky është një hap pas i vendit tonë për në Bashkimin Europian.

irooo

Komentet Radonshiqi i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku komentoi pezullimin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Europian.

Ajo foli gjithashtu edhe për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, për të cilin tha se një ndër shkaqet kryesore është edhe korrupsioni.

“Nëse vërtetohet që ka pasur abuzim, atëherë do të jetë një hap pas i vendit tonë për integrimin në BE, sepse këto janë fonde të dhëna nga BE për zhvillimin e bujqësisë. Do të rrisim pabesueshmërinë për mënyrën sesi funskionojnë institucionet shqiptare dhe për mënyrën sesi shpërdorohen këto fonde.

Shpeshherë në Shqipëri jemi etiketuar si një vend që kemi nivel të lartë korrupsioni. Qytetarët ose bëhen palë, ose bie pre e korrupsionit. Pra duhet patjetër të japë diçka që të marrë diçka në këmbim. Pra korrupsioni është një nga arsyet kryesore që shqiptarët duan të largohen nga vendi. Pra në institucione shqiptarët ose nuk marrin shërbimin cilësor, ose duhet të bëhen palë në korrupsion për të marrë shërbimin.

Nga njëra anë ne nuk kemi mjekë dhe nga ana tjetër nuk rrisim pagat e mjekëve. Fakti që shumë po largohen është se kemi një rritje të nivelit të korrupsionit. Edhe pse kishim një rritje të pagës, çdo qytetar kur sheh që zyrtarë të lartë janë të përfshirë në skema korrupsioni, i rritet pakënaqësia. Dixhitalizimi ndikon në uljen e nivelit të korrupsionit, por ka një problem që niveli i shërbimit nuk është i duhuri. Pra edhe këtu ka probleme.

Ka shumë vonesa dhe shpesh herë bëhen edhe gabime në shërbimet online. Pra dixhitalizimi kërkon mirëmbajtje dhe teknologji që të jetë e shpejtë. Taksimi mbi banesat mund të dështojë, pasi ne kemi shumë banesa që nuk disponojnë certifikatë pronësie dhe këtu shteti nuk ka sesi përfiton. Ne jemi një vend që nuk jemi edukuar për të paguar taksa. Taksat duhet të jenë më realiste. Besoj se edhe nga konsultimet publike, ka dalë përfundimi që ne duhet të bëjmë disa praktika lëshimi për grupet vunerabël”, është shprehur Radonshiqi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re