Duke filluar nga dita e nesërme në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët nuk do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm, masë kjo e ndërmarrë në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. Për sa u përket mediave për akreditimin e automjeteve që do të lëvizni , Drejtori i Përgjithshëm e shpjegoi  në intervistë,  targat e mjeteve te loguara dhe me personelin qe do të lëvizin duhet ti dorëzohen dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisē së Shtetit tek zyra e informacionit, ku aty ndodhet një punonjës i policisë i cili do të regjistrojë automjetet. Po kështu kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë të ditur se ata persona që do të presin familjarë të tyre nga  jashtë shtetit në Aeroport do të duhet të njoftojnë paraprakisht policinë dhe të kenë të dokumentuar destinacionin se nga do të vijë i afërmi i tyre.

“Që nga dita e djeshme janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Nëse nuk do të bëjnë vetëkarantinimit, atëherë do të aplikohet gjoba prej 5 mijë euro. Këto pika kontrolli ka 100 tableta, në një sistem duke punuar online dhe duke bërë kryqëimin e të dhënave. Nëse është kapur në Tiranë një person, do të kontrolloj në Durrës dhe në qytetet e tjera, (pra s’ka shpëtim). Nuk kemi raste të përsëritura. Qyetatarë që duan të shkojnë në Rinas të konfirmojnë orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasi, linjën e fluturimit, në të kundërtën nuk do lejohen të lëvizin”, tha Veliu.

“Dje ishin 100, ndërsa edhe sot janë konstatuar 100 persona që kanë hyrë nga Italia kryesisht. Të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen për vetë-karantinim, pasi është në interes të tyre dhe të komunitetit. Policia e Shtetit do marr masa që të ndërpriten transportet urbane. Qytetarët të respektojnë rregullat, të bëjnë të zbatueshëm detyrimin. Do të lejojnë të qarkullojnë vetëm ambulancat, mjetet që kanë nevoja thelbësore.  Ne po i përgjigjemi me rigorozitet situatës. Personat që presin njerëz në Rinas nga zona jo të kuqe, duhet të telefonojnë në 112 ose 129, të japin informacion të hollësishëm dhe orarin”, shtoi më pas Veliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re