Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha komentoi deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron për pezullimin e vizave të Kosovës.

Berisha tha për mediat se në fakt priste që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë.

“Politika e sanksionimit të viktimës, është një politikë që mund ti shërbejë avancimit të problemit”, thotë ai.

“Prisja që presidenti i respektuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës, nuk mendoj se është një politikë që mund ti shërbejë avancimit të problemit.

Ballkani ky është, por të mendohet se mund të ecet me ‘locus mi’oris’ rezistence nuk funksionon. U provua kjo. Ai që kryen një agresion, që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake, dhe nuk e ka dënuar, shpall zinë. Nëse duam të zgjidhim problemin ti vlerësojmë gjërat me objektivitet.

Presidenti Macron ka pasur një problem me vizat dhe para 3 vitesh, problemi i tij kryesor ishte krimi i organizuar shqiptar, të cilin e siguroj presidentin se ka vetëm një kokë meduze dhe ai është Edi Rama. Kjo është e vërteta. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët, ua them, shumë herë më të ulët se Shqipëria. Ka, nuk them që nuk ka krim të organizuar, por Shqipëria është ku e ku.”, përfundoi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re