Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, në lidhje më pezullimin e vizave për Kosovën, ndërsa thotë se deklaratat e tij “janë të manipuluara nga Rama”.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Vasili shprehet se kjo nuk është hera e parë që Macronit i manipulohen deklaratat nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shton më tej se “të rrish pranë qenit mbushesh me pleshta, sipas një fjale e urtë”.

“Sot u prodhua një tjetër keqkuptim i qëllimshëm me deklaratën e Makron për liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë

Ashtu si ne 2019, Makronit perseri i manipulohen deklaratat prej Edi Rames se mbushur me pleshta!

Nuk eshte hera e pare qe Makronit i manipulohen deklaratat nga Rama.

E njejta ndodhi ne vitin 2019 kur Rama dhe bataku i tij mediatik fajesuan Makronin per moshapjen e negociatave me Shqiperine, e ku vete Presidenti francez u detyrua ti pergenjeshtronte po vete keta.

Te rrish prane qenit mbushesh me pleshta thote nje fjale e urte.

Per fat te keq i nderuari Presidenti Makron perseri e harroi dhe nuk e pati parasysh kete.

Ndaj sot u prodhua nje tjeter keqkuptim i qellimshem me deklaraten e Makron per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Batalioni pleshtave pra i mediave te inceneratoreve te Rames me histeri gezonin, qe te pezullohej liberalizimi i vizave per Kosoven.

🟥 Por perpara pak minutash Kabineti i Presidentit Makron sqaroi se eshte e kunderta dhe pikerisht qe Franca eshte e palekundur ne vendimin per liberalizimin e vizave per Kosoven.

🟥 Ja deklarata e vertete e Makron sipas Kabinetit te tij :

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, vizat janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, u shpreh Macron sot.

P.S.Me poshte Video e e vitit 2019 kur Makroni pergenjeshtronte manipulimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re