Kolegji i Posacem i Apelimit ka pezulluar  shqyrtimin e të gjitha çeshtjeve ku anëtari i trupës gjykues ka qene ish anetari, Luan Daci.

Në një njoftim për shtyp , kolegji sqaron se çeshtjet e Luan Dacit do të pezullohen deri në  vendimin  përfundimtar të gjykatës së posaçme te apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.​

Në këto kushte, KPA do të organizojë punën për vijimin dhe caktimin e datave vetem  për  gjykimin e çështjeve ku daci nuk është anëtar.

Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit pasi ai akuzohet për falsifikim dokumentash. 

Daci ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997, duke mos e shenuar kete fakt ne dosjen e aplikimit për komisioner të KPA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re