Skip to content

Pezullohen lundrimet Durrës-Bari, shkak era e fortë dhe deti deri në 9 ballë

Moti i keq ka pezulluar transportin detar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Agjencitë detare kanë njoftuar se moti i keq i cili pritet të përkeqësohet gjatë natës ka bërë që tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të anullohen.

Gjatë mbrëmjes së sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port.

Porti italian i Barit njofton se 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit nuk do të nisen.

Sipas sinoptikanëve, gjatë natës forca e detit do të arrijë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës mbi 70 km/orë.

/faxweb