Skip to content

Pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit, shkak moti i keq, Autoriteti Portual: Jemi në vigjilencë të plotë, linja drejt Ankonës do të vijojë

durres bariui

Mbrëmjen sotme është pezulluar lundrimi për tragetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë moti i paqëndrueshëm, siç njofton Autoriteti Portual.

Autoriteti njofton gjithashtu se nuk do të ketë pezullim lundrimi drejt Ankonës.

Njoftimi:

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.

Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.

“”