Pezullohen nga burgu tre zyrtarë të burgut të Reçit, pasi dyshohet se falsifikuan dokumente dhe krijuan kushte lehtësuese për një konflikt të ndodhur brenda burgut.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Shkodrës, Maliq Meta, shefin e policisë, Robert Bundo, si dhe specialistin Gëzim Qosku.

 

Pasi një hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në burgun e Reçit, mes disa të dënuarve.

 

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.

 

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në këtë burg, të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte “E.Z.”.

 

Nënkomisar Gëzim Qosku përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë Gëzim Qosku dhe E.Z.

 

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re