Pesë zyrtarë të ALUIZNIT në Vlorë, janë pesulluzr këtë të hënë për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre. Shtetasit të cilët janë pezulluar nga detyra janë D.M., A.B., E.Y., D.K. dhe Xh.K.

 

Këta shtetas sipas kallzuesit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë legalizuar një ndërtesë pa leje.

 

Kallzuesja është shtetësja me inisciale M.Z, e cila pretendon se këta shtetas në bashkëpunim kanë legalizuar një ndërtim pa leje të shtetasit me iniciale M.M, i cili ka ndërtuar një objekt mbi 490m2 truall të M.Z..

 

Ndërkohë gjykata Vlorë pranoi padinë sipas objektit të saj. Për këtë vendim është lëshuar urdhëri i ekzekutimit dhe kjo dosje është depozituar pranë Shërbimit Përmbarimor Vlorë.

 

“Zyra Përmbarimore Vlorë tha se dosja me vendimin  dt. 30.10.2018 dhe urdhëri i ekzekutimit nuk ndodhej pranë këtij institucioni. Kallëzuesja iu drejtua IKMT-së, Tiranë, për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe IKMT e vë në dijeni se objekti i ndërtuar pa leje nga shtetasi M.M., është në proces legalizmi, pranë Aluiznit Vlorë.”

 

Gjithashtu sipas ALUIZNIT në Vlorë objekti informal i shtetasit M.M. është në proces legalizimi por sipas saj Aluiznit Vlorë në kundërshtim me ligjin, ka pajisur shtetasin M.M. me lejen e legalizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re