Diten e sotme janë ndërprerë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Shkak i pezullimit të punës është bërë mungesa e stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Tv Klan raporton se punonjësit kishin paralajmëruar për një protestë.

Për shkak të pezullimit të punës nga punonjësit janë prekur dy fluturime, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aeroplani i fluturimit nga Greqia është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09:55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.  






Previous articleE nisi nga zero, sot shqiptari renditet mes biznesmenëve më të suksesshëm në DubaiNext articleMblidhet Komiteti i Ekspertëve, vendimet e fundit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re