Kryetari parlamentit francez ndaloi sot menjëherë seancën duke e quajtur ‘të papranueshme’ sjelljen e deputetit Sebastien Delogu, edhe pse sipas tij ngritja e flamurit të Palestinës në sallë shprehte ‘mbrojtje për ligjin ndërkombëtar’.

Rrjedhimisht Delogu u pezullua për 15 ditë për veprimin, që sipas kryetarit “shkelte rregullat e seancave”.
Gjatë seancës së sotme Alma Dufour, deputete e ‘La France Insoumise’ (LFI) në fjalën e saj bëri fillimisht thirrje për ndërprerjen e lidhjeve me Izraelin prej ofensivës brutale dhe kërkoi ndërhyrje të “beretave blu” të OKB në Palestinë, pasi vendi është nën sulm të vazhdueshëm nga ushtria e Izraelit, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Franck Riester, përfaqësues i ministrisë së jashtme, nisi t’i përgjigjej pyetjeve të saj, para se të ndërpritej nga kolegu i saj i partisë LFI, Sebastien Delogu, i cili ngriti flamurin palestinez.
Kreu i parlamentit Yael Braun-Pivet u panikos dhe ndërpreu menjëherë seancën, duke e quajtur veprimin ‘të papranueshëm’.
Deputetët më pas votuan për masën e 15 ditë pezullim për Sebastien Delogu.
Pas seancës Delogu tha: “Duke ngritur flamurin palestinez a do të bindet presidenti republikës të mos dërgojë më armë për Izraelin? A do të njohë tani ai shtetin e Palestinës?”
Deputeti shtoi më tej: “Unë mendoj se shteti francez është bashkëfajtor për atë që po ndodh sot në Palestinë. Grupi ynë i LFI jemi krenarë që po mbrojmë ligjin ndërkombëtar, dhe njerëzit që aktualisht po vuajnë e po masakrohen në Palestinë”.
Franca ka mbështetur hapur Izraelin që prej nisjes së konfliktit më 7 tetor, por anëtarët e partisë LFI kanë qëndruar vazhdimisht në mbështetje të palestinezëve.
Më herët ministria e jashtme franceze tha se është “më e nevojshme se kurrë që OKB të pranojë rezolutën për ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”.
Izraeli vijon ofensivën brutale në Rripin e Gazës që prej një sulmi të Hamas më 7 tetor, megjithë rezolutën e OKB për armëpushim të menjëhershëm në territor.
Rreth 36,100 palestinezë janë vrarë tashmë në Gaza, shumica gra e fëmijë, sipas autoriteteve lokale. Shtatë muaj pas nisjes së luftës së Izraelit, Gaza mbetet në rrënoja masive ndërtesash, dhe nën bllokadën e ushtrisë për furnizimet me ujë, ushqime e mjekime,

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re