Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin për koncesionin e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve. Ky vendim vjen  pas ankesës së një kompanie private në Zvicër. Sipas kompanisë zvicerane, procedura e ndjekur nga qeveria për të dhënë me koncesion këtë shërbim nuk është e ligjshme dhe transparente. Për këtë arsye, komisioni i prokurimeve publike, ka urdhëruar Ministrinë e Financave të pezullojë menjëherë tenderin e të vërë në dispozicion informacionin shtesë për të gjitha pretendimet e ngritura nga kompania. Aktualisht kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Për këtë, kompanitë e karburanteve paguajnë rreth 100 euro në vit për çdo pompë, që kanë në stacionet e tyre.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re