Moti i keq dhe me reshje shiu ka pezulluar lundrimin në Vlorë. Trageti i linjës Vlore-Brindisi, por edhe mjetet e tjera lundruese dhe anijet e peshkimit do të qëndrojnë ne radhe deri ditën e mërkurën.
 
Kapitaneria konfirmon se situata kryesisht është shqetësuese dhe se forca e detit shkon deri ne shtate balle.
 
Mësohet se ditën e marte nuk do te ketë udhëtim në itinerarin e caktuar Vlore-Brindizi, ndërsa pasagjeret qe pritej të udhëtonin do të duhet të presin 24 orë.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re